Sistemi i patronazhimit, Rama e nis ditën me një lajm të mirë për nënat dhe fëmijët e Burrelit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me risitë në sistemin shëndetësor në vend. Përmes një videomateriali të publikuar në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, kreu i Qeverisë ndalet tek sistemi i patronazhimit të spitaleve rajonale e bashkiake nga qendrat universitare të Tiranës, i cili ka filluar nga Burreli.

Kryeministri Rama thotë se ky model ofrimi të shërbimeve spitalore për nënat dhe fëmijët në Burrel, do të shërbejë si shembull edhe për spitalet e tjera rajonale të vendit.
spitali burrel
“MIRËMËNGJES ?

dhe me këtë shembull se si sistemi i patronazhimit të spitaleve rajonale e bashkiake nga qendrat universitare të Tiranës po zbatohet për nënat dhe fëmijët në spitalin e Burrelit, ju uroj një javë të mbarë ?”, shkruan kryeministri Rama, teksa publikon edhe pamjet nga spitali i Burrelit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?