Sondazh befasues i Gallup: Në Shqipëri, Putin më popullor se Trump

Një rezultat totalisht tronditës ka dalë nga sondazhi më i fundit i Gallup mbi preferencëve të liderëve botërorë në Shqipëri.

Sipas sondazhit Global Leaders Preference, i cili është zhvilluar nga tetori në dhjetor 2017 në çdo vend të botës, në Shqipëri më popullor është presidenti rus Vladimir Putin sesa ai amerikan Donald Trump. Sipas shifrave të publikuara nga Gallup, Putin pëlqehet nga 68% e shqiptarëve, ndërsa Trump nga 67% e tyre.

Në vendin tonë më popullorja padiskutim mbetet kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila pëlqehet nga mbi 82% e shqiptarëve, kurse në vend të dytë gjendet presidenti francez Emanuel Macron me 77% të preferencave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të njëjtin nivel gjendet edhe Papa Françesku me 77%. Duket se ky opinion nuk është dhënë vetëm nga popullsia katolike por edhe komunitetet e tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Preferenca për Papën është dhënë siç duket nga mesazhet politike dhe sociale që ai jep. Këtë tregon edhe preferenca në Bosnjë që për priftin argjentinas të emëruar në krye të Vatikanit është e lartë.

tesheshi.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?