Sot seanca plenare e Kuvendit , ja me çfarë debatesh do ta nisin 2018 deputetët

Kuvendi do të çelë sot punimet e sesionit të dytë parlamentar gjatë ditës së henë .

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Kuvendit bëhet e ditur se “në mbështetje të nenit 74, pika 1 të Kushtetutës dhe nenit 42, pika 1 të Rregullores së Kuvendit ditën e hënë me datë 15 janar 2018, në orën 17:00, Kuvendi do të çelë punimet e sesionit të dytë parlamentar sipas rendit të ditës të përcaktuar nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi”.

Një ditë më parë në konferencën e Kryetarëve Partia Demokratike kërkoi dorëheqjen e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në punimet të ditë së hënë në rend të ditës janë këto pika:

Swiss Digital Mobile Reklama

1. Hapja e Sesionit të II – të të Legjislaturës së IX –të të Kuvendit të Shqipërisë.

2. Miratimi i procesverbalit të seancave plenare, datë 14.12.2017 dhe 18.12.2017 (neni 44, pika 2 e Rregullores)

3. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)

4. Miratimi i Programit të Punës së Kuvendit për periudhën 15 janar – 23 shkurt 2018. (neni 26, pikat 5, 6 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)

5. Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 15 janar – 2 shkurt 2018. (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)

6. Paraqitja në Kuvend e kalendarit të raporteve vjetore të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për veprimtarinë e vitit 2017. (neni 103, pika 1 e Rregullores)

Por sipas parashikimve edhe opozita do të marrë pjesë dhe duket që do të ketë debat sërish në ldhje me reformen në drejtësi dhe me situaten aktuale te qeverisjes

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?