Statistikat/ Aksidentet rrugore për marsin u rritën me 11%, 213 persona të përfshirë

Muaji mars ka qenë një muaj i përgjakshëm përsa i përket aksidenteve rrugore. Numri i tyre në këtë muaj ëhstë rritur me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.

Sipas INSTAT, në muajin Mars 2017 numërohen 152 aksidente rrugore, ku numri i personave të aksidentua është 213 persona nga 183 që ishte një vit më parë.

Ndërsa numri i personave të vdekur gjatë muajit Mars është 16. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Mars 2017, numri të aksidentuarve (vdekur apo plagosur) për 100.000 banorë ishte afërsisht 7 persona. Krahasuar me mesataren e vitit 2016, ky numër u ul me 8,1 %.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?