Strazimiri i përgjigjet Ramës: Rast unikal është që drejtësia nuk shqetëson pushtetin
Deputeti demokrat Gent Strazimiri ndihet i neveritur nga deklaratat e djeshme të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi opozitën si bllokuese të reformës në drejtësi, pasi sipas tij, ajo ka frikë nga ndëshkimet që do i rezervojë ish-ministrave dhe ish-zyrtarëve të mëparshëm.
Për Strazimirin, kjo duhet të ishte e kundërta në një shtet ligjor, pasi siç thotë ai, duhej të jetë qeveria që duhet të ketë frikë nga drejtësia dhe funksionimi i ligjit.
“For IMMEDIATE RELEASE! “Rast unikal” është që drejtësia nuk shqetëson Pushtetin! “Rast unikal” është fakti që drejtësia nuk shqetëson Sajmir Tahirin, Fatmir Xhafën, Haki Çakon dhe asnjë prej kanabizuesve me uniformë të shpallur apo të pashpallur “në kërkim”! “Rast unikal” është fakti që drejtësia nuk shqetëson asnjë prej kriminelëve deputetë apo ish deputetë që publikisht luajnë fijet e pushtetit pa ndërruar as adresën e as vendin e krimit… “Rast unikal” është që “drejtësinë” po e bën dhe po e pret me hare’ e ngazëllim vetë kriminalizuesi, shoku i Visit, shoku i Turit, shoku i Gjushit, shoku i Lalës! “Rast unikal” do të ishte nëse askush nuk do të shqetësohej për drejtësinë që po e “pastron” vetë PUSHTETI i trafikantëve të drogës, me të njëjtat duar të infektuara me krim!”, thekson në reagimin e tij nw rrjetin social “Facebook”, deputeti i demokrat Gent Strazimiri.


