Bllokohet ”Rruga e Durrësit”, studentët shkulin kangjellat dhe koshat në flakë. Policia nis shoqërimet e para
Studentët nga të gjitha Universitetet e Tiranës, ndodhen këtë të mërkurë përballë Ministrisë së Arsimit, me skenarin si ditën e parë. Ata kanë bllokuar kalimin në ”Rrugën e Durrësit” duke protestuar, duke shkulur kangjellat dhe i kanë vendosur si barriera në rrugë, ndërsa nga ana tjetër qëndrojnë forcat e policisë.
Më parë, protestuesit hodhën gurë brenda godinës së Ministrisë së Arsimit. Disa protestues nisën të digjnin koshat e plehrave të vendosur në rrugë. Kjo solli edhe ndërhyrjen e policisë, ku pati disa persona të shoqëruar. Ndërkohë, autobotet e ujit u afruan për të shuar flakët.
Kjo është dita e dytë e protestës studentore. Të mërkurën disa universitete dhe fakultete bojkotuan mësimin dhe marshuan nëpër rrugët e Tiranës drejt Ministrisë së Arsimit. Edhe nxënësit e gjimnazit “Partizani” bllokuan rrugën para shkollës së tyre dhe bojkotuan mësimin. Deri më tani nuk janë shënuar përplasje me forcat e rendit, siç ndodhi të martën.
Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar 16 persona dhe ka proceduar penalisht 49 të tjerë për shkak se ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë, dëmtuan institucione shtetërore dhe subjekte private, si dhe shkatërruan bankomate, kamera dhe rrethime metalike gjatë tubimit të së martës
Edhe nxënësit e gjimnazit “Partizani” i janë bashkuar bojkotit. Ata kanë ndërprerë mësimin dhe kanë bllokuar rrugën përpara shkollës së tyre, në shenjë proteste. Tek ”Rruga e Durrësit”, disa biznese kanë ulur qepenat dhe kanë mbyllur dyqanet, si një masë ndaj revoltës, pasi ditën e martë në këtë zonë u shkatërruan disa biznese.
Lexoni edhe:
Studentët bllokojnë autobitin e ujit, vendosin kangjellat në mes të rrugës së Durrësit
Studentët bllokojnë autobitin e ujit, vendosin kangjellat në mes të rrugës së Durrësit
Të rinj me maska tentojnë të hipin mbi muret e Ministrisë së Arsimit, një tjetër ngjitet mbi shtyllë
Të rinj me maska tentojnë të hipin mbi muret e Ministrisë së Arsimit, një tjetër ngjitet mbi shtyllë
Protesta e studentëve, PD anulon mbledhjen e Grupit Parlamentar
Protesta e studentëve, PD anulon mbledhjen e Grupit Parlamentar
Studentët shqyejnë derën e Ministrisë së Arsimit, gjuajnë vazhdimisht me pllaka guri
Studentët shqyejnë derën e Ministrisë së Arsimit, gjuajnë vazhdimisht me pllaka guri
Debate për protestën/ Kaso: Nuk barazohet veza me dhunën e Policisë! Xhafaj: E kam provuar më 21 Janar
Studentët shkojnë te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, thirrje të rinjve të bojkotojnë mësimin: Bashkohuni me ne
Pas protestës në Tiranë, Tabaku shkon të takojë të arrestuarit
Pas protestës në Tiranë, Tabaku shkon të takojë të arrestuarit
I thyen këmbën gjatë protestës, 19-vjeçari i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale
I thyen këmbën gjatë protestës, 19-vjeçari i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale
VIDEO/ Studentët bojkotojnë mësimin në disa Fakultete dhe marshojnë në rrugët e Tiranës
VIDEO/ Studentët bojkotojnë mësimin në disa Fakultete dhe marshojnë në rrugët e Tiranës
Dhuna policore në protestë, Demokratët Europianë: Rama të mbajë përgjegjësi politike
Dhuna policore në protestë, Demokratët Europianë: Rama të mbajë përgjegjësi politike
Agron Gjekmarkaj: Dhuna ndaj studentëve është fytyra e vërtetë e qeverisë, përgjegjësit duhet të japin llogari
Ministria e Shëndetësisë tregon për gjendjen e të plagosurve: 6 të lënduar në gjendje të mirë
Ministria e Shëndetësisë tregon për gjendjen e të plagosurve: 6 të lënduar në gjendje të mirë
9 orë protestë nëpër Tiranë, Policia: 16 të arrestuar dhe 49 të proceduar penalisht
9 orë protestë nëpër Tiranë, Policia: 16 të arrestuar dhe 49 të proceduar penalisht


