Studentët e mjekësisë në protestë, bojkotojnë mësimin: Rrezikojmë diplomimin
Studentëtë e Universitetit të Shkencave Mjeksore kanë dalë në protestë. Mësohet se ata kanë bojkotuar mësimin dhe në shenjë proteste kanë bllokuar hyrjen e fakultetit.
Studentët shprehet se detyrohen të paguajmë tarifë shkollimi si dhe u është djegur sezoni i provimeve të diplomës duke rrezikuar humbjen e një viti mësimor.
Forcat e policive private qëndrojnë përreth godinës. Njëri nga studentët tha se heqja e sezonit djeg diplomimin për këtë vit. ”Ne kërkojme një zgjdhje sa më të shpejtë dhe se protesta do të vazhdojë”, tha ai.

