Super operacion i policisë në Tiranë, 10 të arrestuar për falsifikim vizash amerikane
Policia e Tiranës ka goditur një rrjet që merrej me falsifikim vizash. Mësohet se deri më tani janë lëshuar 13 urdhërarreste, ndërkohë që janë ekzekutuar vetëm 7.
Mësohet se mes personave të arrestuar është dhe një punonjës policie. Baza e grupit kriminal, që dispononte dy laboratorë për falsifikimin e dokumenteve, ishte në Kodrën e Diellit në kryeqytet.
Kujtojmë se në pak kohë ky është operacioni i dytë i ndërmarrë kundër trafikimit të vizave, siç ishte edhe rasti i një grupi kriminal që u shkatërrua pak kohë më parë. Ky rrjet merrej me falsifikimin e vizave për Britani dhe SHBA.

