Surpriza e Xhaçkës për ushtarakun na përloti (FOTO)

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i dha bërë një suprizë shpirtërore mëngjesin e sotëm, një prej ushtarëve që do të nisej për mision në Afganistan. Në fund të fjalës përshëndetëse në ceremoninë e posaçme të organizuar në pistën ushtarake të aeroportit të Rinasit, Ministrja e Mbrojtjes, Xhaçka ka ftuar Eligert Çelajn që t’i afrohet foltores.

Ajo i ka uruar 24-vjeçarit ditëlindjen dhe të dy i janë bashkuar familjes së efektivit, e cila kishte ardhur enkas për ta përcjellë atë. Takimi i ngjante shumë atyre skenave të filmave ku ndarja e ushtarakëve me familjen e tyre “të këpusin shpirtin”.

“Eligerti, djali ynë i Forcës Tokësore, i fryu 24 qirinjtë e tortës së tij, në pistën e aeroportit, pak minuta përpara se të fluturonte me mision drejt Afganistanit, bashkë me shokët e tij. Gëzuar ditëlindjen, i dashur Gerti! Krenari për ty e të gjithë efektivët shqiptarë që po kontribuojnë për paqen në disa vende të botës!”, tha ministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?