Tahiri i lirë të dalë jashtë, Apeli i jep pasaportën

Gjykata e Apelit ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për bllokimin e pasaportës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ish-ministri apeloi vendimin e gjykatës që nuk i lejonte atij të lëvizte jashtë vendit, por tashmë Tahiri është i lirë për të shkuar jashtë shtetit duke rimarrë pasaportën. Në Gjykatën e Apelit shkoi rreth orës 14:00 edhe vet Tahiri.

Sipas avokatit mbrojtës, masa e dhënë ndaj klientit të tij nuk është një masë në përputhje me ligjin për faktin se hetimet janë duke u zhvilluar dhe se klienti i tij nuk përbën rrezik as për prishjen e provave dhe as për largimin jashtë Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje sipas avokatit vetë Saimir Tahiri është vetë personi më i interesuar për t’i shkuar deri në fund këtij hetimi. Bllokimi i pasaportës nga Krimet e Rënda u bë më 12 dhjetor. Kjo erdhi, sipas prokurorisë, pas provave të reja të siguruara nga hetimet e dosjes “Habilaj”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?