Tarifa e energjisë elektrike, OST jep 4 variante deri në 1.52 lekë për kwh

4 janë variantet e paraqitura nga  operatorit të transmetimit pranë Entit rregullator të energjisë  për ndryshimin e tarifës për të siguruar aktivitetin normal gjatë 2018-ës . Sipas këtyre propozimeve  të  bëra publike gjatë seancës së parë dëgjimore çmimi i energjisë parashikohet të  ndryshojë deri në 1.52 lekë për kwh, nga 0.65 kwh  që është aktualisht. Sipas drejtorit ekonomik pranë OST, Ervin Alliu  ndryshimi i tarifës lidhet me kostot potenciale të operatorit  për shërbimet ndihmëse, koston e borxhit dhe humbjen.

“Për shkak të parashikimit të ligjit për energjinë elektrike, nga 1 janari i 2018 OST do të duhet t’i blejë humbjet në treg dhe jo më me çmim tregues që merr nga KESH sh.a. Ky është një zë që sjell një diferencë prej rreth 900 – 915 milionë lekë, krahasuar me atë çfarë ne blejmë aktualisht dhe vetëm kjo përkthehet në një rritje të tarifës prej 0.16 lekësh. Vetëm blerja e humbjeve në tregun e lirë.”

Sipas Alliut nëse humbjet  në sistem do të blihen nga tregu i parregulluar nga ana e OST do të rriste koston deri në  900 milion lekë  vitin e ardhshëm. Ndërkohë, pritet në ditët në vijim se çfarë do të vendosë Enti Rregullator lidhur me propozimet e OST për ndryshimin e tarifës./scan

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?