Tarifat e studimit – Universiteti Bujqësor ul tarifat në disa programe për vitin 2018-2019

Në një kohë kur flasim gjithnjë e më shumë për rritje të tarifave për studimet universitare vjen një lajm i mirë për studentët që do të ndjekin studimet këtë vit në UBT.

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës Bahri Musabelliu në një intervistë për televizionin SCAN është shprehur se për vitin akademik 2018-2019 nuk do të ketë rritje të tarifave, madje, për disa degë do të ketë edhe ulje të tarifës së studimit në ciklin e parë.

Ky universitet ka miratuar 2285 kuota për ciklin e para bachelor dhe 2714 kuota në nivelin master shkencor dhe profesional.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës ofrohen 58 programe studimi, por për këtë vit janë kërkuar që të shtohen edhe 11 programe të tjera, të cilat do të mbulojnë në mënyrë më të plotë të gjitha nevojat që ka tregu i punës në sektorin bujqësor dhe atë të agroturizmit.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?