Të ardhurat nga privatizimet – 10-mujori, arkëtohen 402 milionë lekë në buxhet

Të ardhurat nga privatizimet e objekteve shtetërore ndër vite kanë qenë një zë i rëndësishëm në  buxhetin e shtetit. Por me privatizimin e objekteve strategjike, këto të ardhura janë  ulur. Tashmë  “pronë e shtetit”,  pranë Ministrisë së Financave  dhe  Ekonomisë  kanë mbetur mjaft objekte “të vogla”.

Qeveria  shqiptare gjatë këtij viti ka  arritur të shesë objekte shtetërore më shumë se kishte parashikuar në fillim të vitit. Kështu referuar statistikave zyrtare të dikasterit të  Financave, rezulton se për periudhën 10-mujore  janë arkëtuar në buxhet nga privatizimet 402 milion lekë,   ose  52 milion lekë më shumë se parashikimi i fillimvitit.

Nga institucioni i Financave  dhe Ekonomisë,  këtë vit u përgatit dhe  paketa e katërt  e privatizimit me 50 objekte, të ish-ndërmarrjeve shtetërore tashmë në faliment. Objektet shtrihen në të gjithë vendin, por një pjesë e madhe e tyre  u përkasin  kryesisht institucioneve si Ministrisë së Transporteve, Qarkut të Elbasanit, Ministrisë së Mjedisit dhe Drejtorisë së Ruajtjes së Rezervave të Shtetit. Pranë kësaj ministrie  më parë janë paraqitur  edhe tre listat e mëparshme secila me 60  dhe 40 objekte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë kërkesa për privatizimin e një aseti shtetëror mund të drejtohet në Ministrinë e Financave  dhe Ekonomisë apo në institucionin përkatës që ka në administrim/ pronësi objektin që kërkon të privatizohet, e cila mund të bëhet nga pronari i truallit ose çdo person tjetër/institucion i interesuar për blerjen e asetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?