”Të dua për vdekje”! Nusja korçare kafshon burrin në vesh (VIDEO)

Nuk është e panjohur që disa njerëz e shprehin dashurinë me dhunë. Sado e çuditshme të tingëllojë, dhe ne jemi të bindur që s’është asgjë tjetër veçse një formë dhune që kurrsesi nuk mund të justifikohet, ata ashtu thonë.

Nëse do ta pyesnin këtë nuse korçare pse e kafshoi të shoqin në vesh ditën e dasmës, aq fort sa nisi t’i dalë gjak, me siguri do thotë që e bëri nga pija, mbase dhe nga emocionet. Kjo ka ndodhur ditët e fundit në qytetin e Korçës, siç tregon korrespondentja në ”Aldo Morning Show”.

Nusja ka kafshuar dhëndrin në vesh dhe dasma është mbyllur më shpejt. Vjehrra thuhet se ka marrë situatën nën kontroll, ka zhveshur nusen e dehur dhe e ka çuar në dhomë. Si rrjedhojë s’do ketë patur as natë të parë martese dhe me gjasë nusja i detyrohet një sqarim familjarëve sot.

Swiss Digital Desktop Reklama
Aldo Morning Show/ Nusja behet tape, kafshon ne vesh burrin (26.12.17)

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?