Të reja mbi atentatin në Elbasan: Objektiv ishte Ardian Çapjaj

Të reja të tjera kanë dalë në dritë nga atentatii dështuar që u bë sot në mëngjes në Elbasan. Nga burime policore mësohet se objektiv ishte Ardian Çapja.

Ardian Çapja u dyshua për sulmin ndaj policisë në vitin 2016 dhe ka qenë edhe më herët objekt atentati.

Policia e Elbasanit njoftoi se sot, datë 23.12.2017, rreth orës 9:05 në sallën operative ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë në Lagjen “Emin Matraxhiu”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forca të shumta policie dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore kanë konstatuar se në Lagjen “Emin Matraxhiu” në një rrugicë, persona të paidentifikuar dyshohen të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Çapajve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas, në lagjen “5 Maji” është gjetur i djegur tërësisht një mjet tip “BMW” me targa të dyshuara të falsifikuara. Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?