FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tedi Blushi: Rama bën fajtor Putinin për hajdutëritë e tij mizore

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan në Facebook:  

Kreu i regjimit putinian të Shqipërisë gjeti Putinin fajtor për hajdutëritë e tij mizore.
Shqipëria po paguan kostot e korrupsionit 10-vjeçar të Kryeministrit Kryehajdut që kërkon t’ia verë “fajin” Putinit për hajdutëritë e tij të njohura botërisht në të gjitha raportet ndërkombëtare.
Pasi shkatërroi shtetin ligjor përmes kapjes për fyti të drejtësisë dhe të gjithë institucioneve të pavarura, pasi ndërtoi pikërisht modelin putinian të shtetit dhe ekonomisë, “kujtohet” sot që për vjedhjet e inceneratorëve, PPP dhe afera të tjera korruptive t’ia lerë përgjegjësitë Putinit dhe nesër Perëndisë po nuk ra aq shi sa i duhet Kryehajdutit që ta shesë shumë më lirë se në tregjet ndërkombëtare dhe ta blejë prapë shumë më shtrenjtë se në tregjet ndërkombëtare.
Pra të vjedhë edhe në shitje edhe në blerje përveçse në investimet e humbura të OSHEE.
Edi, që ti nuk lodhesh së mashtruari kjo dihet se kështu e ke nisur dhe kështu do e mbyllësh. Por si nuk u lodhe duke vjedhur prej 10 vitesh?

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?