“Tërmet” në dyert e akuzës, Arta Marku tjetër vendim, kalon në sitë të gjithë prokurorët

Pas lëvizjeve të disa drejtuesve të prokurorive, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka ndërmarrë një tjetër vendim për organin e akuzës në vend. Marku ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për procedimet disiplinore të prokurorëve.

Me ndryshimet e reja ligjore, kryeprokurores i jepet e drejta për procedime disiplinore të prokurorëve, për shkelje në punën e tyre.

Grupi i punës po nën gati draftin dhe do fillojë inspektimin nga Prokuroria e përgjithshme dhe më gjerë
Grupi i punës do të bëjë verifikimet e shkeljeve në punën e prokurorëve, duke inspektuar kështu punën në të gjitha prokuroritë. Pas verifikimit mund të nisë edhe procedimi disiplinor për shkeljet e prokurorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

/BW

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?