Terror në Teksas, vriten 5 policë (VIDEO)

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=NBTF4egP1-M” width=”560″ height=”315″]

Pesë efektivë policie u qëlluan për vdekje nga snajperë në Dallas të Teksasit gjatë një proteste kundër vrasjes së njerëzve me ngjyrë prej forcave të rendit në vend. Demonstratën e nxitën vdekjet e Philando Castile në Minesota dhe Alton Sterling në Luiziana.

Tre nga snajperat janë arrestuar, ndërsa një tjetër vrau veten. Ky person, i cili qëndronte i fshehur në një parkim, u ka thënë policëve se në Dallas “janë vënë bomba gjithandej” dhe se “fundi po afron”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një video e tmerrshme është postuar “online” dhe tregon një polic duke u përballur me një nga agresorët, i cili e qëllon duke e plagosur oficerin, e më pas e ekzekuton nga afër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk dihet nëse personat që qëlluan policinë ishin protestues, por duket se janë të stërvitur ushtarakisht. Nuk dihet ende as motivi i tyre.

Demonstratën e nxitën vdekjet e Philando Castile në Minesota dhe Alton Sterling në Luiziana. Protesta e Dallasit ishte një prej tubimeve të ngjashme të zhvilluara në mbarë Shtetet e Bashkuara kundër përdorimit të forcës letale të policisë ndaj afro-amerikanëve.

Philando Castile u qëllua për vdekje në makinën e tij pasi e kishin ndaluar për një stop të thyer, ndërsa Alton Sterling u vra edhe pse ishte i shtrirë në tokë e pa armë në dorë.

Të dyja rastet u filmuan, e pamjet e tyre rindezën akoma më fort atë që tashmë është kthyer në një debat kombëtar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?