‘The American Spectator’: SHBA duhet të ndërhyjë shpejt, Rama i kriminalizuar

Kështu e nis raportin e saj sot gazeta “The American Spectator”.

Duke përshkruar ndikimin e Sorosit në Shqipëri, ajo ka shtruar pyetjen se sa gjatë do të vazhdojë SHBA të mbështesë rrjetin e socialistëve në Shqipëri me kriminalitet?

Në raport thuhet se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është i vetmi udhëheqës i huaj që erdhi në SHBA vitin e kaluar dhe nuk e mbështeti kandidaturën e Donald Trump, ndoshta me urdhër të shokut të tij të ngushtë, George Soros, raporton syri.net.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zoti na ruajt nëse Trump fiton nominimin republikan”, – u shpreh Rama për CNN. Më tej, ai vijoi: “Trump do të dëmtojë shumë Amerikën dhe jo vetëm Amerikën, por gjithë botën”. Megjithatë, Rama vazhdon të përfitojë nga një program masiv i USAID-it i menaxhuar nga gruaja e tij e dytë dhe për të manipuluar ambasadën e SHBA, ndërkohë që ai e drejton vendin në terren, ndërsa nxit kaos në Maqedoninë fqinje.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Politika amerikane në Shqipëri ka nevojë për një kthesë në drejtim të kundërt … Është e thjeshtë: Shqipëria është një rrëmujë. Fuqia e dytë më e madhe politike të vend, Partia Demokratike ka bojkotuar parlamentin dhe refuzon që të hyjë në zgjedhjet deri sa në krye të qeverisë të jetë Edi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?