Tmerr në Vlorë, dhunohet dhe mbahet peng taksisti

Një taksist është marrë peng dhe është dhunuar nga dy persona, të cilët i kishte marrë me taksi nga Durrësi për t’i çuar në Vlorë. Policia bën me dije se taksisti ka përjetuar orë tmerri në mjetin e tij, të cilin më pas dy personat janë kanë grabitur.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.12.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga shtetasi B.E, 48-vjeç, banues në Durrës, (shofer taksie), se kishte marrë pasagjer dy shtetas nga Durrësi për në Vlorë, të cilët në afërsi të Levan-Fier e kanë dhunuar fizikisht dhe e kanë futur në bagazh të mjetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autorët e kanë zbritur dhe lenë në rrugë midis fshatrave të Kërkovës dhe Bunavisë, ku i kanë marrë mjetin tip Benz dhe janë larguar. Shtetasi B.E., ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej mbrëmjes së djeshme janë organizuar shërbimet Policore dhe janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve. Për dokumentimin e plotë të ngjarjes po kryhen hetime të përbashkëta mes Drejtorisë së Policisë Vlorë, Fier dhe Durrës.

Gjithashtu po bashkëpunohet për kapjen e autorëve edhe me Policinë e Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës. Për arsye hetimi nuk bëhen të ditur më tepër të dhëna. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?