Tragjedi në Vlorë, dy të vdekur në një shtëpi nga rrjedhja e gazit

Një ngjarje e rëndë është zbuluar mëngjesin e sotëm. Dy persona janë gjetur të vdekur në një shtëpi në lagjen ‘Pavarësia’.

Viktimat janë një burrë dhe një grua, të cilët janë gjetur të pajetë.

Dy persona raportohet se kanë humbur jetën në Vlorë për shkak të rrjedhjes së gazit në apartament.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë viktimat janë një burrë dhe një grua, Roku Tata dhe Prena Tata 65 dhe 48 vjeç, të cilët u gjetën të asfiksuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se çifti i bashkëshortëve jetonte në katin e dytë të një pallati, bashkë me nipin e tyre, djalin e vajzës.

Mësohet se nipin ata e kishin çuar për të fjetur në disa fqinj të tyre.

Banorët fqinj me çiftin thonë se çifti mund të ketë tentuar edhe vetëvrasjen, dhe kjo ka qenë edhe arsye që ata e kanë larguar nipin nga shtëpia.

Dy trupat e pajetë janë dërguar në morgun e spitalit dhe pritet ti nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?