Tritan Shehu: Qarkullimi komunist po ringjallet!

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu e cilëson vendimin e transferimit të mjekëve nga qendra drejt rretheve si një kriter të përdorur vetëm në kohën e komunizmit. Në një reagim në rrjetet sociale, Shehu thotë se transferime të tilla nuk e zgjidhin krizën që ka sot sistemi shëndetësor në vend.

Reagimi i plotë i Tritan Shehut:

SHENDETESI, QARKULLIMI KOMUNIST PO RINGJALLET!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka filluar me sektorin e “nenes e femijes” i  shume perfoluri dhe i aspak racionali, “qarkullimi” i mjekeve te Qendres drejt periferise.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nje vendim absurd e arbitrar ky, qe absolutisht nuk mund te zgjidhe gjendjen katastrofale te sistemit tone shendetesor,  spitalor ne vecanti, situaten tragjike persa i perket numrit te mjekeve, specialiteteve e shtreterve ne vend.

Shendetesia shqiptare ka nevoje per strategji te qarta zhvilluese, decentralizim te thelle institucional, financime adeguate, transparence etj; jo per Lei Fe Nizma e vendime te diktatures.

Keto masa, jo vetem qe nuk do te permiresojne gjendjen, por perkundrazi duke tentuar te maskojne realitetin e rende, si dhe demtuar seriozisht Qendren, vecse do shpejtojne kolapsin e plote te sistemit.

Fatkeqesisht pak kolege po ngrene zerin publikisht ndaj ketyre vendimeve te verbera!

Kaq thelle paska hyre frika ne “palce”!?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?