Tritan Shehu: Video shokuese, dënim përgjegjësve kushdo e kudo qofshin

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me videon shokuese të ngacmimit seksual të një pacienteje në spitalin që dyshohet të jetë Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ai i dënon dhe i quan të turpshme pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale e më tej në media.

“Një video shokuese qarkullon në media dhe mjetet sociale të komunikimit. Pamje të turpshme e thellësisht të dënueshme”, thotë Shehu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa në lidhje me dyshimet se videoja mund të jetë regjistruar në QSUT, ai shprehet: “Dikush përmend QSUT si “skenën e atij krimi”. QSUT në vite ka qenë dhe mbetet qendra e intelektualizmit, kërkimit shkencor e devocionit ndaj të sëmurëve.
Unë kërkoj e inkurajoj të gjitha organet përkatëse për një hetim sa më të shpejtë e objektiv për zbardhjen e të vërtetës. Dënimin e përgjegjësve kushdo e kudo qofshin ata”, thotë ai më tej në një reagim të tijin në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?