Trondit inxhinieri: Investimet e bujshme shkaktuan përmbytjet
Inxhinieri Kristi Goga i ftuar në “Tonight Ilva Tare” bëri shkaktare disa investime të inauguruara me shumë bujë si shkaktarë të përmbytjeve.
Goga: Faji është sic tha ai i Vlorës, e kanë të tërë. S’është e mundur ta kenë të tërë fajin, e ka njëri ose dy. Faji ka gisht, ka vend. Autostradat nga Tirana në Durrës po qe për veprat e kalimit është komplet e gabuar. Nga ’87, vepra arti që duhet të kishte kjo autostradë. Vepra arti kryesisht janë për të kaluar ujërat dhe mbikalimet, kryqëzimet. 29 janë ndërtuar. Vetëm me këtë duket absurde, i kam numëruar vetë. Për përmbytjet në Kashar dhe tek City Parku, po ashtu në Sukth janë pika që ndodhin. Tek City Parku s’ka të bëjë autostrada, për të Kashari është konceptuar komplet gabim.
Tare: Autostrada është konceptuar gabim?
Goga: Nuk janë lënë vendet e kalimit të ujërave siç ka qenë dikur. Rruga e Kasharit ka një shkarkues që shkarkon ujërat e tepërta, ka dhe një në fund për ta zbrazur. Të dy këta bashkë, nuk mund ta bëjnë kurrë atë që ndodhi atje sepse nuk kishte rrugëdalje. Mbrapa, ka qenë kënetë dikur. Si janë mbushur e bërë ato kanalet është tjetër gjë, por kjo rrugë është mbyllur. Atje te ura e Sallmonës, prap autostrada është fajtore. Aty është me mbushje por i është zënë rruga dhe Erzeni nuk ka dalë kurrë, tani del.
Tare: Kur thua autostrada, vetë rruga jo, por kushtet e tjera që mungojnë, kanalet e këto janë zvogëluar.
Goga: Është pjesa që kalon lumi dhe kjo nuk është vetëm filoni, pjesa që kalon uji i lumit. Duhen shikuar dhe anët, këto nuk e kanë bërë. Ky fenomen nuk është vetëm këtu. Ke urën e re të Bunës, ajo e ka mbytur Shkodrën. Unë i kam shkruar qeverisë dhe për këtë. Në Mifol, të parat që e kanë bërë këtë, jo të 2015 por më përpara, jo të kësaj shkalle, ura është komplet e gabuar. Shembulli që është në rregull është ura hekurudhore. Këto janë gabime të rënda. Te ankalimi që i thonë Bypass, e kam kontrolluar për llogari të Fierit. Nqs nuk bëhet ajo, do vuajë Myzeqeja dhe Fieri vetë.

