Tronditet Shkodra/ Shkon 6 numri i të plagosurve, dy rëndë nisen drejt Tiranës. Objektivi

Rritet numri i personave të plagosur nga shpërthimi i fortë që tronditi sot Shkodrën. Mësohet se numri i të plagosurve ka shkuar në 6, mes tyre edhe shtetasi Lulzim Kulla, që dyshohet të jetë edhe objektivi i atentatit me tritol.

Shpërthimi u regjistrua paraditen e sotme, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Por paraprakisht ka dyshime, pasi nuk dihet se kush ka qenë objektiv i sulmit me tritol, makina apo shoqata serbe që ndodhet në këtë zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga të dhënat e para mësohet se një sasi eksplozivi është vendosur pranë një dyqani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lulzim Kulla sipas raportimeve është arrestuar në 2006 nga forcat RENEA, ndërsa është hetuar si i dyshuar kryesor i disa ngjarjeje të rënda të ndodhura vitet e fundit.

Nga shpërthimi raportohet se është dëmtuar kati i parë i një ndërtese, ku ndodhen bizneset e Kullës, ndërsa dyshimet janë se lënda eksploziv është vendosur në automjetin me targa AA 444 CX. Nga raportimet mësohet se në automjet nuk ka pasur njeri, ndërsa të plagosurit dyshohet se janë punonjës, pronarë apo shitës të dyqaneve për rreth.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?