Turistët e 2018-ës në Shqipëri janë…
Ky vit që po lëmë pas ishte një ndër më të susksesshmit sa i përket turizmit në vend. Por vitin e ardhshëm pritet që shqipërinë ta vizitojnë më shumë nordikët.
Nga kërkesat e larta, operatorët turistikë dhe linjat ajrore nordike po bëjnë gati terrenin për t’u mundësuar vikingëve ardhjen në vendin e shqiponjave.
Tur operatori “Apollo” pritet të nisë fluturimet direkte drejt Tiranës, si nga Suedia, ashtu edhe nga Norvegjia. Shtimi i linjave do të ndiqet nga paketat turistike me resorte në Sarandë e Durrës, raporton Scan.
Madje Shqipëria në tregun nordik po zëvendëson edhe gjigandë të turizmit si Turqia.

