Turqia miraton ekstradimin e Izet Haxhisë në Shqipëri
Ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha, Izet haxhia do të ekstradohet nga Turqia drejt Shqipërisë.
Një vendim të tillë e ka marrë Gjykata e Lartë në Turqi. Lajmi është konfirmuar nga vetë Izet Haxhia për Shqiptarja.com.
Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg lidhur me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari. Haxhia ka bërë të ditur pak kohë më parë, se ka mësujar se është dënuar gjithashtu edhe në Greqi për një tjetër vrasje.
Shqiptarja.com

