Tym dhe kaos në Kuvend, Rama tregon çfarë tha në Bruksel: Nuk fajësova opozitën, por …

Pas votimit të Kryeprokurores së përkohshme vetëm me votat e PS, në një situatë të tensionuar mes tymit dhe kaosit, kryeministri Rama është nisur drejt Brukselit. Kreu i qeverisë ka marrë pjesë në një takim informal me Përfaqësuesen e Lartë për Çështjet e Jashtme në BE, Federica Mogherini, si dhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Duke folur për mediat pas takimit, kryeministri Rama është ndalur tek reforma në drejtësi, si dhe zhvillimet politike në vend.

I pyetur mbi zhvillimet e djeshme në Kuvend, kryeministri Rama tha se është përpjekur që gjatë takimit në Bruksel ta kapërcejë “atë moment vështirësie të krijuar nga sjellja e opozitës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

A keni diskutuar për situatën në Shqipëri, ku opozita është duke kundërshtuar veprimet në Parlament, ndërkohë që reforma në drejtësi, implementimi i saj është kusht për të avancuar në rrugën europiane?
Unë kur flas në gjuhë të huaj, flas për Shqipërinë, nuk flas për palët. Kështu që edhe sot, edhe njëherë kam folur për Shqipërinë, dhe sigurisht, që këtu jam mundur që të kapërcej atë moment vështirësie të krijuar nga sjellja e opozitës, por, sigurisht jo duke fajësuar opozitën, por duke u fokusuar tek Shqipëria, tek shqiptarët, sepse negociatat nuk hapen për një parti, hapen për Shqipërinë, hapen për të gjithë shqiptarët pa dallim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?