U akuzua për trafik kanabisi, lirohet shefi i rendit në Tepelenë
Gjykata e Lartë ka lënë të lirë ish-Shefin e Rendit në policinë e Tepelenës, Gani Abazin.
Ai është vënë në pranga me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dekonspirimit të operacioneve në Tepelenë dhe në Vlorë.
Gjykata e Lartë ka rrëzuar masën e sigurisë arrest me burg dhënë ndaj Abazit, duke caktuar ndaj tij masën e arrestit në shtëpi.
Abazi u prangos më 3 shkurt për llogari të hetimit të prokurorisë së krimeve të rënda për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në Tepelenë e Vlorë.

