U larguan nga puna, 5 ish-zyrtarë padisin në gjykatë ministren e Drejtësisë
Nuk janë dakord me largimin nga puna dhe kanë vendosur që të padisin ministren.
Bëhet fjalë për 5 ish-zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë, të cilët kanë çuar në gjykatë padinë ndaj Etilda Gjonajt.
Ata kërkojnë që të shfuqizohet urdhri i ministres për shkarkimin e tyre.
Punonjësit që kanë paditur ministren e Drejtësisë, janë: Gerhad Xhafa, Valbona Kryemadhi, Petrit Bakiu, Arlind Arapi dhe Bledar Kabashi.
Këta kanë dërguar në Gjykatën Administrative ministren dhe kërkojnë kthimin në punë.

