Ulen shpenzimet për borxhin – Qeveria paguan 24.1 miliardë lekë për 10 muaj

Lëvizjet jo të favorshme në tregjet ndërkombëtare gjatë viteve të fundit,  si dhe për të  “zbutur” sadopak risqet, ka bërë që qeveria shqiptare të orientojë  huamarrjen drejt tregut vendas. Kështu referuar treguesve zyrtarë të borxhit publik, vihet re se peshën kryesore e mban huamarrja e brendshme.

Por gjithashtu dhe shpenzimet për  interesat janë ulur në krahasim me një vit më  parë. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë, rezulton se për këtë periudhë  shpenzimet për interesa nga buxheti i shtetit kapin vlerën e 24.1 miliardë lekëve, nga të cilat  18.1 miliardë lekë për interesa të brendshme dhe 6 miliardë lekë për interesa të jashtme.

Ndërkohë  për të njëjtën periudhë të një viti më parë nga buxheti janë paguar 42.6 miliardë lekë, ose 18.5 miliardë lekë  më shumë se këtë vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për gjithë vitin buxhetor 2017 qeveria ka parashikuar një fond prej 37.9 miliardë lekë për  shpenzime për interesa, ku  për herë të parë  është përfshirë një  vlerë 4 miliardë lekë  si kontigjencë për  risqet e borxhit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?