Ura e improvizuar na FA, nxjerr nga izolimi 400 familje
Përmbytjet shkatërruan urën në Darzezë të Fierit, aty ku duket se situata po shkon drejt normalizimit. Falë punës të Forcave të Armatosura dhe vendosjes së urë provizore të përbërë nga disa dërrasa druri, banorët kanë rifituar kalimin.
Janë rreth 400 familje me 2000 banorë që mbetën të izoluar nga shembja e urës. Të gjitha furnizimet me ujë, ushqim e veshëmbathje bëhen përmes urës së improvizuar. Është disi e rrezikshme por është e vetmja rrugë që banorët të lidhen me pjesën tjetër të fshatit.
Emergjencat Civile dhe FA kanë që prej orës të mëngjesit të së dielës që ndodhen në terren, fillimisht kanë forcuar argjinaturat përmes thasëve të rërës. Dëmet janë të konsiderueshme, kryesisht në tokat buqjësore.


