Varrezat greke, Shehu: Rilindja po jep një territor më të gjerë se projekti fillestar
Deputeti demokrat Tritan Shehu i cilëson zhvillimet më të fundit diplomatike në raport me vendin fqinj të Greqisë, si politikë “kokë poshtë” nga ana e diplomacisë shqiptare.
Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ish-kreu i diplomacisë shqiptare thekson se vendimi i Qeverisë “Rama” për procedimin me ngritjen e “Varrezave të Ushtarëve Grekë të Vrarë në Luftën e Dytë Botërore” në territorin tonë, nuk është asgjë më shumë se aplikimi i një angazhimi të ndërmarrë nga qeveria e mëparshme “Berisha”.
“Mbasi e bllokoi këtë angazhim racional e të nevojshëm për mbi katër vite radhazi, Rilindja u kthye aty ku ishim. Në fakt ky vendim i ri është edhe më i gjerë në territor se ai i vetë qeverisë Berisha”- shkruan në reagimin e tij deputeti i PD-së, Tritan Shehu.
Reagimi i plotë i Tritan Shehut në rrjetet sociale
POLITIKA E JONE E JASHTEME “KOKE POSHTE”!
Qeveria nxjerr vendimin per procedimin me ngritjen e “Varrezave te Ushtareve Greke te Vrare ne Luften e Dyte” ne territorin tone, duke aplikuar keshtu nje angazhim te qeverise se mepareshme Berisha.
Mbasi e bllokoi kete angazhim racional e te nevojeshem per mbi kater vite radhazi, Rilindja u kthye aty ku ishim.
Ne fakt ky vendim i ri eshte edhe me i gjere ne territor se ai i vete qeverise Berisha.
E DYTA NE RADHE ESHTE CESHTJA E MAREVESHJES PER KUFIRIN DETAR ME GREQINE.
Marreveshjen e mepareshme, qe ishte nje mareveshje normale dhe brenda parimeve te te drejtes nderkombetare, Z.Rama spekullivisht e anatemoi si nje akt “tradhetie”!
E kam theksuar se dhe mareveshja e re nqs do te realizohet dhe duhet te realizohet, nuk do te ndryshoje ne thelb nga e para.
Ne fakt, nga sa degjova prej Ministrit Grek te Jashtem, e dyta mund te jete dicka me ndryshe nga e para… por perseri ndryshimi ne favor te pales greke!
Une i kam konsideruar e i konsideroj thelbesore maredheniet tona me Greqine, nje vend mik e strategjik ky, duke ngritur shqetesimin tim te thelle per aventurizmin politik te Qeverise sone, qe i shkaterroi ato maredhenie, duke i mbajtur ne “piken e ngrirjes” per mbi kater vite.
Kujt i sherbeu kjo gje e ku do ishim tashme me keto maredhenie, nqs do te vazhdohej me ritmet e konsolidimit te tyre si deri me 2013, nivel ku aspirohet te kthehemi sot.
NE VEND QE POLITIKA E JASHTEME SOT TE SHIKONTE PERPARA E LART, ESHTE E DETYRUAR TE SHIKOJE NGA E KALUARA E KOKE POSHTE.

