Vdekja e 31-vjeçarit në Komisariatin e Kavajës, arrestohen tre punonjës policie

Tre punonjës policie bëhet e ditur se janë arrestuar për ngjarjen e rëndë të Kavajës ku mbeti i vdekur një 31-vjeçar i arrestuar.

Ngjarja ndodhi të mërkurën, ku në ambientet e komisariatit u gjet i vetëvarur 31-vjeçari Ilvi Meta, disa orë pas arrestimit. Paraprakisht deklarohet se janë arrestuar për shpërdorim detyre dhe mosrespektim të procedurave të sigurisë së personave të ndaluar e arrestuar efektivët e policisë Bexhet Berberi, Rushit Kola dhe Petrit Brahimaj.

Sipas burimeve policore, dy prej këtyre shtetasve kanë qenë në shërbim ditën e djeshme tek dhoma e ndalimit, ndërsa i treti ka qenë oficeri i shërbimit në turn pranë komisariatit të policisë, ku i riu kreu vetëvarjen. 31-vjeçari Ilvi Meta ishte arrestuar pasdrekën e ditës së djeshme me vendim të gjykatës së Kavajës si person i dyshuar për vjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai njihej nga policia lokale si person me precedentë penalë në fushën e krimeve kundër pronës, vjedhje. Një grup i posaçëm hetimor është ngritur nga AMP dhe nën drejtimin e prokurorisë së Kavajës po vijon me intensitet hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa paraprakisht,

Swiss Digital Mobile Reklama

burime nga organi i akuzës bëjnë me dije, se dyshohet që viktima ta ketë ndërmarrë aktin duke qenë nën presion për të pranuar edhe vjedhje të tjera të ndodhura në zonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?