Vdekja e Florenc Beqirajt në Francë, ja reagimi i ashpër i aktorit shkodran…
Aktori i njohur Julian Deda ka reaguar me tone të ashpra për vdekjen e të riut shkodran, Florenc Beqiraj në Marsejë të Francës. Përmes një shkrimi në rrjete sociale Deda thotë se Florenci u la në “baltë nga shteti i tij”.
Postimi i Dedës në rrjete sociale:
Lajmi i frikshem, qe vjen nga Franca per Florencin eshte makabriteti i radhes, qe i ndodh nje shqiptari te lene ne balte nga shteti i tij. Mjeket me urdher te peshku, pa u konsultuar per asnje sekonde me familjaret paskan vendosur t’i heqin tubat duke i nderprere jeten 23 vjeçarit.
Kaq i vetmuar eshte nje shqiptar ne Europe, kaq i braktisur, kaq i pavlere? Nje shtet normal do ishte shperngulur ne Paris, me gjithe forcen e kerkeses se llogarise dhe protestes per kete sjellje me bashkekombasin tone. Madje nje shtet normal s’do ta linte jeten e Florencit ne mes te kater rrugeve. Por, per fat te keq nuk jemi normal dhe po vuajme pasojat perdite. Me vjen keq.
Ngushellime te sinqerta familjareve.

