Vendimi i Holandës për rikthimin e vizave, Mediu: Shqiptarët, rrezik për Europën dhe SHBA-në

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu ka reaguar në lidhje me votimin në Parlamentin hollandez për rivendosjen e vizave për Shqipërinë. Mediu thotë se Holanda kërkoi rikthimin e vizave, pasi krimi dhe kartelet e drogës shqiptare janë tashmë rrezik për Europën dhe SHBA.

“Jo vetëm nuk hapen negociatat, por për më keq kthehemi mbrapa në kohën e izolimit nga Europa, kohën e vizave dhe ndarjes së familjeve shqiptare”, shkruan mes tjerash Mediu.

Postimi i Fatmir Mediut

Swiss Digital Desktop Reklama

Parlamenti Hollandez vendos kthimin e vizave per shqiptaret.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky eshte lajmi me i keq mbas 2011, Kur Ne hoqem vizat me BE.

Jo vetem nuk hapen negociatat, por per me keq kthehemi mbarapa ne kohen e izolimit nga Europa, kohen e vizave dhe ndarjes se familjeve shqiptare.

Ka nje dhe vetem nje pergjegjes EDI Rama, I cili ka shkaterruar cdo element kushtetues te shtetit , ka ngritur krimin dhe korrupsionin ne sistem, ndertoj dhe mbeshteti kartelet e droges

Krimi dhe kartelet e droges shqiptare jane tashme rrezik per Europen dhe SHBA prandaj kerkohet kthimi I vizave.

Parate e krimit e droges kane vetem nje mbeshtetje ekonomine dhe pushtetin e qeverise shqiptare.

Rama cenoj cdo liri dhe shprese te shqiptareve.
Rama ka shkaktuar spastrimin me te madhe te Shqiperise nga qindra mijera te rinj dhe te reja, qindra mijera intelektuale qe rendin rrugeve te Europes per shprese dhe jete me te mire.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?