Vetting-u, vendimi për gjyqtaren Ukperaj më 25 qershor

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi zhvilloi një seancë dëgjimore me gjyqtaren e Apelit Vlorë Brikena Ukperaj (Lubonja), ka vendosur që vendimi për këtë gjyqtare të merret më 25 qershor. Trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, Etleda Çiftja do të shqyrtojnë dosjen e gjyqtares bazuar në tre kritere, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësimin profesional.

Brikena Ukperaj (Lubonja) është edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Relatorja Etleda Çiftja tha se ILDKPKI ka paraqitur raport pozitiv dhe se gjyqtarja nuk ka fshehur pasurinë dhe nuk ka deklarim të rremë.

“Hetimi u përqendrua në një apartament në Tiranë të blerë në vitin 2012 në Selitë dhe një makinë”, tha realtorja. Po ashtu është hetuar edhe bashkëshorti për pjesën që i takon prej 50%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Relatorja Etleda Çiftja tha se: “Ka pasur 12 denoncime nga qytetarët në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”. Sipas relatores, komisioni ka arritur në konkluzionin se denoncimet mund të zgjidhen në rrugë gjyqësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e saj gjyqtarja Ukperaj tha se është njohur me materialet dhe se i qendron te gjitha atyre qe ka shpjeguar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?