VIDEO/ Droga në çati në Korçë, zbardhen detajet e operacionit ‘Kontrata’

Gjithashtu në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient tjetër bar-kafe në pronësi po të këtij shtetasi, në qendër të fshatit Vithkuq u gjetën 3 aparatura lojëra fati, 1 arme gjahu pa leje, 2 pajisje grirëse për lëndë narkotike të llojit “Canabis Sativa”.
Strukturat e Policisë Korçë, kanë vijuar me kontrollin e territorit që mbulon kjo njësi administrative dhe kanë konstatuar e goditur edhe një rast tjetër të prodhimit e shitjes të lëndës narkotike e posedimit të armëve luftarake dhe e municionit. Si rezultat i këtyre kontrolleve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Pandeli Dine, 31 vjeç, banues në fshatin Vithkuq. Po ashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i tij, shtetasi me inicialet A.H, 24 vjeç, banues në Fier.
Kjo pasi në banesën e Pandeli Dines, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 137 kg kanabis e vendosur në 15 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë.
Po ashtu u sekuestruan 2 armë zjarri dhe municion luftarak dhe 1 autoveturë tip kamionçinë e markës “Mitsubishi” me targë AA 747 EF. Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve në bashkëpunim”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Venia ne dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

