VIDEO/ Edhe Gjinari zbardhet nga dëbora
E pazakontë për këtë periudhë në Gjinar të Elbasanit: Sot në mëngjes kanë nisur reshjet e dëborës! Gjinari turistik është i njohur për bardhësinë e dëborës në dimër, por për muajin prill ka ndodhur rrallë që ai të mbulohet nga dëbora.
Ulja e temperaturave dhe prishja e motit ka bërë që të gjitha zonat malore në qarkun e Elbasanit të zbardhen nga dëbora. Edhe maja e Gjinarit tashmë është e zbardhur.
Për më shumë shihni videon e realizuar nga Ardjan Bërdufi/Infoelbasani

