VIDEO-FOTO/ Aksident i frikshëm në Vlorë, shkatërrohen disa makina

Aksident i frikshëm në Vlorë, që fatmirësisht ka përfunduar pa viktima. Përplasja ka ndodhur në mesnatë ku janë përfshirë 5 makina, 3 prej të cilave janë dëmtuar thuajse totalisht.

Ka qenë një makinë “Porsch”  që po lëvizte me shpejtësi mjaft të madhe në bulevardin kryesor Vlorë-Skelë ku edhe ka shkaktuar aksidentin e rëndë.

Ngjarja ndodhi pranë fabrikës së orizit, duke përplasur fillimisht një automjet tip “Alfa Romeo” me targa AA678 FO dhe më pas ka përplasur dhe tre makina të tjera të cilat ishin të parkuara në zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë dëmtuar thuajse plotësisht makinat “Peugeot” me targa AA 315 EC dhe automjeti me targa AA 643 KF janë dëmtuar mjaft rëndë, ndërsa brenda mjeteve nuk ka pasur persona.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendngjarje ka mbërritur policia që bëri hetimet e saj për aksidentin ndërsa ka ndaluar shoferin e mjetit “Porsche”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?