VIDEO/ Sulmohen e thyhen zyrat e televizionit në Tiranë, ja pamjet
Aktualitet E Diel, 18 Korrik 2021 20:52
Zyrat e njërit prej televizioneve të reja në vend janë sulmuar gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar.
‘Dhunohet gjatë natës Zjarr Televizion. Policia në vendin e ngjarjes’, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook, Zjarr Tv.
Zjarr Tv është në pronësinë e gazetarit Ismet Drishti, i cili është një ndër kritikët më të mëdhenj të kryeministrit Edi Rama.
Drishti njihet më së shumti për paroditë e tij tallëse dhe ironike ndaj Ramës.

