Vidhte çanta, telefona dhe portofolë në Tiranë, arrestohet hajduti 41 vjeçar

Një 41 vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, i dyshuar si autor i një seri vjedhjesh në kryeqytet.

Uniformat blu kanë arrestuar shtetasin Laert Zhupa, i cili sipas policisë vidhte telefona, portofola dhe çanta.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4  kanë arrestuar  shtetasin Laert Zhupa pasi më datë 25.12.2017, rreth orës 19:30, në rrugën e  “Dibrës”, në ambjentet e spitalit “Nënë Tereza”, dyshohet se i ka vjedhur një çantë  me një sasi paketash në pronesi te shtetasit E.K., 16 vjeç, banues në Tiranë dhe një telefon në pronësi të shtetasit P.R., 63 vjeç, banues në Tiranë” thotë policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale çanta e vjedhur dhe tre telefona celular të llojeve të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas  dyshohet dhe si autor i ngjarjeve  ndodhura si më poshte :

Më datë 12.11.2017, tek kryqëzimi i rrugës “Bardhyl” me rrugën “Odise Paskali”, dyshohet se i ka vjedhur çantën me një sasi lekësh, në automjetin tip ” Ford ” shtetasit R. K.

Më datë 11.12.2017. në ambjentet e spitalit nr 5 Tiranë , dyshohet se i ka vjedhur telefonin në pronësi të shtetasit A.Gj.

Më datë 15.09.2017, në autobuzin e linjes së unazes dyshohet se i ka vjedhur protofolin  shtetasit M.M.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas  dyshohet se mund të ketë  kryer.

Materialet  i’u referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?