Vishuni mirë sot, temperaturat janë nën zero

Moti i kthjellët mbetet dominant në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat Lindore.

Edhe pasditja pritet të vijojë me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar zonat Lindore ku vranësirat mbeten prezente, më të shpeshta në Veri- Verilindje ku priten reshje të pakta e të izoluara, dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten me 2°C gjatë orëve të para të ditës por parashikohet të qëndrojnë konstante gjatë mesditës, në gjithë territorin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do vijojë të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi permanent Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?