Vlahutin: Bashkitë të mbledhin të ardhurat dhe t’i investojnë tek shërbimet për qytetarët

Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin kërkoi nga bashkitë që të jenë në gjendje të mbledhin të ardhurat dhe më pas ato t’i investojnë në shërbime për qytetarët.

Gjatë një aktiviteti për rolin e bashkive në integrim, Vlahutin mori shembullin e zonave të varfëra si Kukësi dhe Bulqiza, të cilat nuk marrin asnjë përfitim financiar.

Vlahutin: Është e qartë që decnetralizimi i famshëm fiskal është thelbësore. Më lini të marr shembullin e  Kukësit që është një prej zonave më të varfëra në Shqipëri. Të paktën 70% e energjisë në nivel kombëtar prodhohet atje dhe bashkia nuk merr asnjë përfitim financiar. Edhe në Bulqizë nga industria minerare dhe 5% e të ardhurave i shkojnë bashkisë e cila ka nevojë për fonde. 

Bashkitë duhet të përfitojnë nga bizneset që punojnë në territorin e tyre. Unë kam qenë në Mirditë, ku i gjithë rajoni mund të përjetojë një rilindje të biznesit me një shumë prej 25 mln eurosh që mund të investohet në prodhimin e verës. 

Bashkitë duhet të jenë në gjendje që të mbledhin të ardhurat e tyre dhe ti investojnë në shërbime të qytetarëve. 

Është thelbësore që faza e ardhshme e përafrimit të Shqipërisë me standardet e BE të bëhert në bashkëpunim të plotë me njësitë vendore. Megjithatë kjo kërkon investim të mëtejshme që vendi të bëjë zgjedhje optimale politikash. 

BE do të jetë një partner i fortë dhe i besueshëm në të gjitha ambicjet tuaja për të krijuar bashkësi të begata vendore. 

SHKARKO APP