Vonesat në linjat ajrore të Shqipërisë, për herë të parë pasagjerët kompensohen

Një lajm i mirë për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në aeroportin e Shqipërisë. Për herë të parë Autoriteti i Aviacionit Civil ka nisur procedurat për kompensimin e dëmit që shkaktuar shkakuar pasagjerëve nga vonesat e avionit.

Autoriteti i Aviacionit Civil njofton të gjithë pasagjerët e fluturimit të linjës Tiranë-Verona, nr. fluturimi BV2235 të dt 01 Dhjetor 2017, se formulari i ankimimit për vonesën 10 orë ndaj kompanisë, është pranuar.

“Pas insistimit nga #AutoritetiAviacionitCivil, pasagjerët që plotësuan formularin e ankimimit në 01.12.2017, do të kompesohen në vlerë monetare nga kompania për vonesën. Ftojmë gjithë pasagjerët që plotësuan formularin të kontaktojnë shërbimin e klientit të kompanisë, në numrat e telefonit: +390698956666 ose me email: customercare@blu-panorama.com”,- thuhet në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, Autoriteti i Aviacionit Civil “apelon gjithë pasagjerët se për çdo ankesë për vonesa ose anulime fluturimesh nga kompanitë ajrore, të mos hezitojnë por të plotësojnë formularët e ankimimit, dhe ti dërgojnë te kompanitë përkatëse, për të mbrojtur të drejtat e tyre. Formularët e ankimit, mund ti gjeni elektronikisht në adresën e mëposhtme:

Swiss Digital Mobile Reklama

http://www.aac.gov.al/…/u…/2017/03/Formulari-Final-Final.rtf

Autoriteti I Aviacionit Civil Shqiptar, do të trajtojë me seriozitetin maksimal çdo shqetësim tuajin”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?