Vota kundër në OKB, Manjani: Justifikimi i Bushatit interesant, paskemi votuar si në ‘68 dhe ’80 kur…
Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me sqarimet e dhëna nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, përsa i takon votës kundër të Shqipërisë në OKB për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, pas vendimit të Presidentit Donald Trump më 6 dhjetor.
Qëndrimi i mbajtur nga Qeveria Rama në OKB shkaktoi debate në opolitikën shqiptare dhe jo vetëm. Shqipëria u rreshtua pro rezulotës së paraqitur nga Turqia, të cilën e mbështetën edhe vende si Serbia apo Rusia.
“Shumë interesant është justifikimi i Ministrit të Jashtëm për votën në OKB kundër USA. Edhe këtë radhë paskemi votuar njësoj si në ‘68-ën dhe ‘80-ën. Në ato vite zyrtarisht USA për ne ishte vend imperialist dhe Izraeli ishte xhandar i amerikës! Rilindja mendon njësoj si Enveri”, shkruan Manjani.

