Vota kundër SHBA në OKB. Agim Nesho: Një miopi dhe amatorizëm politik

Diplomati Agim Nesho, ka komentuar qëndrimin e Shqipërisë në OKB, pro rezolutës dhe kundër SHBA-ve.

I ftuar në studion e televizionit “Fax News”, Agim Nesho, shprehet se shteti shqiptarë duhet të reagojë për votën kundër SHBA-ve, në OKB dhe të tregojë se kemi gabuar dhe ta quajë atë si një qëndrim të turpshëm. Sipas Neshos edhe udhëheqësit kosovar janë shprehur se edhe nëse Kosova do të ishte i vetmi vend që do të dilte kundër kësaj Rezolute, këtë do ta bënte, si falënderim dhe mosndryshim kursi ndaj Amerikës.

Agim Nesho më tej tha se sot për sot kemi një lidership të padiskutuar botëror, dhe ai është SHBA, ndonëse ka disa lëvizje dhe tentativa për krijimin e disa poleve të tjera, por që ende nuk janë konsoliduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej diplomati e ka quajtur qëndrimin e shtetit tonë kundër SHBA-ve në OKB, si një “Miopi dhe amatorizëm politik” që vë në dyshim të ardhmen e Shqipërisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?