Vota kundër SHBA, Spahiu: Këtyre duhet ti bëhet teksti antidoping përpara çdo vendimmarrjeje
Ka shpërthyer në akuza të forta ndaj qeverisë Rama deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu lidhur me votimin e djeshëm të Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku do të hidhej në votë rezoluta kritike ndaj vendimit të presidentit Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, si dhe zhvendosjes së Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem.
Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, teksa vëren mungesën e konsutimit të qeverisë shqiptare për të kuptuar se çfarë kërkon aleati më i madh i shqiptarëve, Spahiu propozon që anëtarëve të qeverisë duhet ti bëhet testi antidoping përpara çdo vendimmarrjeje, pasi siç thotë ai, këta nuk janë vetëm trafikantë ,por dhe përdorues të drogës.
“Po si ka mundësi që nuk dëgjohet e nuk merret parasysh çfarë kërkon aleati më i madh e më i dashur i shqiptarëve…
Përfundimisht këtyre duhet t’ju bëhet testi antidoping përpara çdo vendimmarrjeje, pasi nuk janë vetëm trafikantë, por dhe përdorues të drogēs…”- shprehet deputeti i LSI, Përparim Spahiu.

