Vota kundër vendimit të Trump. Çollaku: Njollë për Shqipërinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, teksa ka komentuar votën e Shqipërisë në OKB, kundër presidentit Donald Trump, në një lidhje telefonike për Report TV, është shprehur se vota jonë është një mosmirënjohje ndaj SHBA-ve.

“Ata janë çliruesit e gjysmës së vendit tonë dhhe pikërishtë kjo votë është një njollë dhe në marrëdhëniet shqiptare-amerikane. Sot Shqipëria është rreshtuar krah Kinës e Rusisë dhe kjo është plotësisht një votë antiamerikane. SHBA-të nuk konsiderohen më një partner strategjik, pas këtij vendimi”,-deklaroi Kreshnik Çollaku.

Më tej Çollaku është shprehur se “vetë SHBA-të ka thënë se do të rishikojë marrëdhëniet me vendet që do të votojnë kundër Trump”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?