Votimi kundër SHBA. Nora Malaj: Sqarimi i Bushatit më la shijen e një pacienti të vonuar
Deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka reaguar për qëndrimin e Shqipërisë në OKB kundër SHBA. Në një reagim në Facebook, Malaj shprehet se Qeveria e çoi votën në drejtimin e gabuar.
Ajo kritikon dhe ministrin Ditmir Bushati i cili është përpjekur sot të justifikojë votën e Shqipërisë kundër SHBA.
Deklarata e Nora Malaj
“Përsëri habisim ne!!! Herë si naivë dhe herë si të nxehur, herë lexojnë Kushtetutën mbrapsht dhe pastaj mbështeten te “Rregullorja” për të ndëshkuar fajtorët . Po tani , këta që mbrojnë parimet , pse e çuan votën e Shqiptarëve në drejtimin e gabuar në OKB e pastaj dalni , shfajësoheni me pseudo argumenta ???!!! Kjo në gjuhën e popullit tonë do të thuhej : “M’ ka çu tata me la gojën” ???. Sqarimi i Ministrit të Jashtëm më la shijen e një pacienti të vonuar , dhe me probleme , që në gjuhën italiane do të quhej ” ero ritardato ” , që nuk dallon dot mitin nga fakti … Pra , lepuri fle diku tjetër dhe struci , që u përdorë si truk sot , nuk është asesi argument..Kjo është kur je i detyruar , pasi ke ngrënë lugën e çorbës së prishur, sërisht atë ta vjellësh …”.

